Projeksioni më i ri i Bankës Botërore për rritjes e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2017 është 1.5 për qind. Sipas të dhënave të publikuara në raportin e Bankës Botërore, GDP këtë vit do të ketë rritje prej 1.5 për qin, vitin e ardhshëm 3.2 për qind, ndërsa në vitin 2019 3.9 për qind.
Sipas Bankës Botërore ndikim për këtë rritje ekonomike ka pasur jostabiliteti politik në gjysmën e parë të vitit. Shtyllat kryesore të rritjes pritet të jenë konsumi, i nxitur nga rritja e punësimit dhe investimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Banka Botërore pretë që deficiti buxhetor të jetë 3% nga GDP këtë vit, dhe se ai do të ulet në 2.2% deri në vitin 2019.
Sipas projeksionit të prillit të Bankës Botërpre, GDP në Maqedoni duhet të ishte 2.8 për qind./Telegrafi/