Telegrafi

Raporti i Bankës Botërore: Rreth 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë për shkak të ajrit të ndotur

Në Kosovë, rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit, apo 90 për qind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor.

Kështu thuhet në raportin “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë“, prezantuar nga e Bankës Botërore, përcjell Telegrafi.

Sipas këtij institucioni, shumica e këtyre njerëzve kanë më pak se 70 vjet.

“Kryeqyteti Prishtina mban rreth 11 për qind të kësaj barre shëndetësore. Çmimi ekonomik i lidhur me dëmin shëndetësor nga ndotja e ajrit në Kosovë llogaritet të jetë mesatarisht rreth 240 milionë dollarë”, thuhet në raport.

Ky studim aktualizon vlerësimet e kostos së një studimi të mëparshëm, duke marrë parasysh përmirësimet në monitorimin dhe ekspozimin e cilësisë së ajrit dhe të dhënat e vdekshmërisë, si dhe përparimet më të fundit metodologjike për llogaritjen e ndikimeve të vdekshmërisë specifike për moshën dhe sëmundjet dhe për vlerësimin e ndikimit shëndetësor që nga vlerësimet e mëparshme. /Telegrafi/