Site icon Telegrafi

Banka Botërore përkrah taksën progresive në Maqedoni

Banka Botërore i përkrah dhe mendon se janë të kapshme reformat e taksave dhe duke futur taksimin progresiv, por këshillon Qeverinë që të bëjë analiza më të vëmendshëme rreth shumës për të cilën do të zbatohet norma më e lartë e tatimit.

Kjo u theksua sot në ditën e prezantimit të raportit të rregull ekonomik për vendet e Ballkanit, të Bankës Botërore në Shkup.

“Mundet të mbështesim tatimin progresiv çka e ka analizuar Ministria e Financave. Po lëvizin në drejtim e të dhënave me të cilat kemi sot, por duhet të bëhet kujdes në analizimin rreth normës së tatimit, tha Marko Mantovaneli, drejtor i Zyrës të Bankës Botërore në Maqedoni.

Përveç kësaj sjelljen e tatimit progresiv, nga Banka Botërore theksojnë se në fakt Maqedonia së bashku me Shqipërinë dhe Kosovën në Evropë kanë të ardhura më të ulëta. Sipas tyre, tatimi i tanishëm që po qarkullon nëpër vend është shkak për të ardhura të ulëta. /Telegrafi/

Exit mobile version