Sipas raportit të fundit të prezantuar nga Banka Botërore, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike prej 4.5 për qind për vitet 2019,2020 dhe 2021.
Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova do ta ketë rritjen më të madhe.
“Rritja ekonomike e parashikuar për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor është: Shqipëria me 3.6 për qind në 2019 dhe 3.5 për qind në vitet 2020 dhe 2021; Maqedonia me 2.9 për qind në 2019, 3.2 për qind në 2020, 3.3 për qind në 2021; Serbia me 3.5 për qind në 2019, 4.0 për qind në vitet 2020 dhe 2021; Mali i Zi me 2.8 për qind në 2019, 2.5 për qind në vitet 2020 dhe 2021; Bosnja e Hercegovina me 3.4 për qind në 2019, 3.9 për qind në 2020, 4.0 për qind në 2021”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Raporti “Gjasat Globale Ekonomike”, i publikuar këtë muaj, parashikon ulje të rritjes ekonomike në botë duke përfunduar se “aktiviteti i zvogëluar ekonomik dhe rreziqet e shtuara po mjegullojnë gjasat botërore ekonomike”. /Telegrafi/