Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për ekonominë globale gjatë këtij viti, për të dytën herë.
Tashmë parashikohet që rritja ekonomike botërore do të kapë shifrat e rreth 2.4 për qind për vitin 2016, duke u ulur me 5 pikë përqindjeje nga ajo që ishte parashikuar në janar, e pandryshuar nga viti 2015.
Një problem madhor është fakti që vendet eksportuese të mallrave po vuajnë tashmë pasojat e çmimeve më të ulëta të lëndëve të para apo atyre të papërpunuara.
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara parashikohet të rritet me 1.9 për qind, ndërkohë që për vitin 2015 ishte parashikuar një rritje prej 2.4 për qind. Eurozona si e tërë pritet të ketë një rritje me 1.6 për qind, po aq sa edhe vitin e kaluar.
Banka Botërore uli parashikimin e saj për rritjen e Japonisë, nga 1.3 që pritej në janar në 0.5 për qind, ndërkohë që për Kinën mbetet sërish në nivelin e 6.7 për qind.
Gjatë viteve të fundit, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë ulur vazhdimisht parashikimet fillestare të tyre. /TCH/