Site icon Telegrafi

Banka Botërore parasheh rritje të ngadalshme ekonomike për Maqedoninë

Banka Botërore (BB) parasheh një rritje ekonomike prej 2.8% për Maqedoninë, rritje më të ulët në rajon. Kjo thuhet në raportin e rregullt ekonomik për rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit, rritja është ngadalësuar ndjeshëm si pasojë e rënies së investimeve si shkak i krizës politike, ndërkaq rritja e arritur ekonomike ka ardhur si rezultat i ndërtimtarisë, kryesish përmes investimeve publike – rrugëve.

Raporti velrëson se deficiti fiskal është ulur, por në kurriz të rënies së investimeve kapitale. Udhëzimet kryesore për Maqedoninë janë konsolidimi financiar dhe reformat strukturore që do të jenë të nevojshme për të stabilizuar borxhin publik./Telegrafi/

Exit mobile version