Zyra e Bankës Botërore në Kosovë mban konferencë, ku do të prezantohet raporti më i ri ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore që punojnë në vendet e rajonit.
Konferenca për gazetarë do të kryesohet nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, nëpërmjet video-lidhjes nga Zyra e Bankës Botërore në Shkup dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli. /Telegrafi/