Site icon Telegrafi

Banka Botërore paralajmëron 140 milionë euro për Maqedoninë e Veriut për ballafaqim me krizën nga coronavirusi

Banka Botërore është duke përfunduar planin e saj të veprimit për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të trajtojë dhe zbusë ndikimin e krizës me coronavirusin, e cila përfshin një projekt të ri të shpejtë në përgjigje të përparësive urgjente të sektorit shëndetësor, por edhe për të mbrojtur të ardhurat shtëpiake.

Këto programe pritet të arrijnë në rreth 140 milion euro, njoftoi sot Banka Botërore në një njoftim duke paraqitur parashikimet nga Raporti Ekonomik i pranverës 2020 për rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rritja në vitin 2019 prej 3.6 përqind befasoi dhe papunësia ra në një nivel të ulët historik si rezultat i rritjes së punësimit. Sidoqoftë, këndvështrimi afatshkurtër – i ngjashëm me vendet e tjera të rajonit – është negativ për shkak të krizës në lidhje me COVID-19, i cili do të shkaktojë një recesion në vitin 2020”.

“Masat pandemike dhe shtrënguese do të ndikojnë në ekonomi si nga ana e kërkesës ashtu edhe nga ana e ofertës. Nëse masat epidemike dhe kufizuese në nivel kombëtar dhe global vazhdojnë në tremujorin e dytë, recesioni do të jetë më i rëndë dhe do të eliminojë përmirësimet e tregut të punës vitet e fundit dhe do të thellojë ndjeshmërinë fiskale”, thuhet në raport e Bankës Botërore për Maqedoninë./Telegrafi/

Exit mobile version