Telegrafi

Banka Botërore: Mos u ngutni me deklarata

"Votimi përfundoi, por shpallja e rezultateteve nuk do të ndodhë derisa këshilli drejtues nuk i regjistron rezultatet në pajtim me dispozitat e institucionit", thuhet në komunikatën e Bankës Botërore.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dje deklaroi se Kosova është pranuar në Bankën botërore, dhe kjo do t’i lejojë kredi nga institucioni financiar ndërkombëtar.

Kosova e parashtroi kandidaturën për anëtarësim në FMN dhe Bankën botërore në korrik të vitit të kaluar. 
Ndryshe rezultatet procesit të votimit për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore pritet të shpallen me 15 qershor. /Telegrafi/MiA/