Site icon Telegrafi

Banka Botërore mbështet reformat e ndërmarra në Ministrinë e Punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka pritur në takim përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Stefanie Brodmann, të cilët i njoftoi për një varg çështjes dhe reformash të ndërmarra nga kjo ministri.

Temë diskutimi në mes të ministrit Reçica dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore ishte Ligji i Ri i Punës dhe reformat që po bëhen nga MPMS sa i përket marrëdhënies së punës, gjithashtu u fol edhe rreth reformës së nevojshme pensionale, ku MPMS ka paraparë hartimin e koncept dokumentit për Ligjin e Pensioneve, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, përfaqësuesit e Bankës Botërore i njoftuan për reformat dhe qasjes ndaj personave me aftësi të kufizuara, ku sipas MPMS është në plan të krijohet ligji gjithëpërfshirës për rregullimin e të drejtave për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar.

Në fund, MPMS mori konfirmimin për mbështetje dhe gatishmëri për bashkëpunim në çështjet e diskutuara në takim, si dhe fusha tjera ku paraqitet nevoja për bashkëpunim. /Telegrafi/

Exit mobile version