Kryeministri Avdullah Hoti dhe drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor, Linda Van Gelder, sot kanë biseduar për mbështetjen e këtij institucioni të rëndësishëm për Qeverinë e Kosovës.
Në emër të emër të Qeverisë, kryeministri Hoti falënderoi Van Gelder për përkrahjen e vazhdueshme që Banka Botërore u ka dhënë projekteve zhvillimore të vendit tonë.
Po ashtu, ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për ta thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim.
Ndërsa, Van Gelder tha se Banka Botërore është një partnere e rëndësishme e Kosovës dhe se do të vazhdojë t’i mbështesë prioritetet e Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid-19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe projektet e tjera. /Telegrafi/