Site icon Telegrafi

Banka Botërore mbështet ministrin Reçica për reformat ndërmarra

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, me të cilin ka diskutuar lidhur me situatën e krijuar ekonomike dhe sociale në vendin tonë, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në njoftim thuhet se ministri Reçica e ka njoftuar drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovës për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale, për të cilat edhe ka marrë përkrahjen e plotë nga ai.

Gjatë këtij takimi virtual, ministri Reçica e ka falënderuar drejtorin e ri të BB-së, për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë.​/Telegrafi/

Exit mobile version