Telegrafi

Banka Botërore: Maqedonia me rritje prej 3.7% në vitin 2016

Ekonomia e Maqedonisë do të shënoj rritje më të madhe në rajon – projekton Banka Botërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në raportin e qershorit „Perspektivat ekonomike globale“, Banka e ka rritur projeksionin për rritje të BPV të vendit nga 3.5 në 3.7%, ndërsa për dy vitet e ardhshme projekton rritje prej 4% për qind. Edhe vitin e kaluar Maqedoni ka realizuar rritje ndër më të lartat në rajon prej 3.7%.

„Armenia, Kosova dhe Maqedonia shënojnë rritje pre mbi 3%, vende të cilat kanë lidhje të afërta ekonomike me Bashkimin Evropian – thuhet në raportin e Bankës Botërore

Pa ndonjë vështrim të veçantë të vendeve individuale, në raport janë rishikuar projeksionet për rritje të ekonomive. Mali i Zi duhet të realizojë rritje të ngjashme me Maqedoninë, prej 3.7%, Kosova prej 3.5%, Shqipëria prej 3.2%, BeH për 2.6%, Bullgaria 2.2%, ndërsa Kroacia ka rritje më të vogël prej 1.9%./Telegrafi/