Maqedonia është në pozitën e 10 në botë për të bërë biznes, kjo sipas raportit Doing Business të Bankës Botërore për vitin 2017 lëshuar vonë këtë pasdite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një rekord prej 137 ekonomive në mbarë botën kanë zbatuar reformat kyçe që janë të nevojshme për të filluar biznesin e vogël dhe të mesëm”, thuhet në raportin e DB pë vitin 2017, që Banka Botërore e lëshon çdo vit.
Në renditjen e tyre për biznes efikas, në vendin e parë është Zelanda e Re, e pasuar nga Singapuri, Danimarka, Hong Kongu, Kina, Republika e Koresë Jugore, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Suedia dhe Maqedonia.
Në raport janë përfshirë 190 vende, ndërkaq nga rajoni, Kroacia është në vendin e 43-të, Serbia në vendin e 47-të, Mali i Zi 51, Kosova 60, Bosnja dhe Hercegovina 81. Vitin e kaluar Maqedonia ishte në vendin e 12-të. /Telegrafi/