Site icon Telegrafi

Banka Botërore kritika Shqipërisë për marrëveshjet e partneritetit publik-privat

Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) në një studim të fundit mbi potencialet e pashfrytëzuara të ekonomisë shqiptare, nxorën në pah se marrëveshjet e partneritetit publik-privat (PPP) shpesh nuk kanë qenë zgjedhja e duhur për të zgjidhur problemet infrastrukturore të Shqipërisë.

“Ndërsa qeveria është përpjekur të mobilizojë kapitalin privat përmes PPP-ve, përdorimi i tepruar i PPP-ve, në një kontekst transparence të kufizuar dhe mbikëqyrje të dobët ka rezultuar në akumulimin e detyrimeve të rëndësishme kontingjente”, raporton Banka Botërore.

Sipas Bankës Botërore, shumica e kontratave ekzistuese PPP janë dhënë përmes propozimeve të pa kërkuara dhe mungesës së garës, duke ndaluar pjesëmarrjen e investitorëve të huaj.

75 për qind e kontratave PPP të nënshkruara në 2012- 2018 janë dhënë me propozime të pa kërkuara.

Banka tregon se PPP-të ekzistuese nuk monitorohen sistematikisht dhe informacioni mbi performancën e tyre është shumë i rrallë. /Euronews Albania/

Exit mobile version