Telegrafi

Banka Botërore, Europa dhe Azia të investojnë në energji

Nevojat e ardhshme për një zhvillim energjetik thelbësor nga viti 2010 deri në 2030 dhe janë përllogaritur që të kapin shumën prej pothuajse 1.3 trilion dollarë që të mund të sigurohet mundësia e furnizimit me naftë, gaz dhe qymyr.

Për më tepër, infrastruktura e energjisë elektrike në rajon ka nevojë të madhe për përmirësim. Kapaciteti energjetik nuk ka pësuar rritje që nga vitet 1990 dhe njësitë prodhuese po vjetërohen. Investimet e nevojshme në sektorin e infrastrukturës së energjisë elektrike në 20 apo 25 vitet e ardhshme arrijnë shifrën prej 1.5 trilion dollarësh, së bashku me një 500 miliard dollarësh të tjera, të nevojshme për furnizimin me ngrohje të qyteteve.