Telegrafi

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare drejt rritjes

Parashikimet janë më optimiste, se të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndonëse shumë më të ulta, se të Qeverisë.

Ministria e Financave, këmbëngul se gjatë 2009-ës, rritja ekonomike do të variojë nga 4.5 në 4.8%.

Në një raport pesimist mbi gjendjen financiare të planetit, Banka Botërore, thekson se më së shumti, kriza rëndon mbi të varfërit.

Ndërkaq, ky institucion, shpreh shqetësimin se Shqipëria është mes vendeve, me nivel të lartë, të kontrollit të sistemit bankar, nga bankat e huaja. /tar/