Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovanelli gjatë takimit me palët implementuese të projekteve përkatëse që financohen përmes huamarrjes nga Banka Botërore, ka deklaruar se BB-ja ka qenë dhe do të jetë e gatshme që ta ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.
Në këtë takim të udhëhequr nga ministri i Financave Avdullah Hoti në prezencën e përfaqësuesit të Bankës Botërore, Marko Mantovaneli, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Institucioneve implementuese të këtyre projekteve.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti duke falënderuar përfaqësuesin e Bankës Botërore, Marco Mantovaneli për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës në financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm por edhe përkrahje në forma tjera tha se janë mbledhur për të diskutuar rrjedhën e implementimit të projekteve që kanë me Bankën Botërore, projekteve aktive që kanë me Bankën Botërore, rezultatet e deritanishme për secilin projekt.
Sipas një komunikate të MF-së, Hoti ka thënë se takimet e rregullta si ky i sotmi po na ndihmojnë në identifikimin e sfidave dhe tejkalimin e tyre, si dhe adresimin e tyre në institucionet përkatëse për implementimin e projekteve. Projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Bankën Botërore janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e vendit, pasi që prekin fushat me më së shumti interes për ta.
Ndërsa, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli gjatë takimit me palët implementuese të projekteve përkatëse që financohen përmes huamarrjes nga Banka Botërore tha se BB ka qenë dhe do të jetë e gatshme që ta ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.
Projektet të cilat janë në implementim e sipër me BB-në.
Projekti për efiçiencë në energji dhe energji të ripërtërishme në Kosovë (KEEREP), Projekti për përforcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut, Projekti për modernizimin e sektorit publik (PSMP), Projekti për regjistrimin e pronës së paluajtshme në kadastër (RECAP), Bujqësia dhe zhvillimi rural në Kosovë (ARD) P112526, Projekti për përmirësim të sistemit të arsimit si dhe Projekti i shëndetësisë. /Telegrafi/