Telegrafi

Banka Botërore dy miliardë dollarë Ukrainës

Banka Botërore ka njoftuar të enjten se do ta ndihmoj Ukrainën me dy miliardë dollarë. Mjetet nga kjo bankë do të shërbejnë si ndihmë për të varfëritë dhe për t’i mbështetur reformat ekonomike e luftën ndaj korrupsionit.

Banka Botërore ka njoftuar se ndihma do të jetë pjesë e një pakete të komunitetit ndërkombëtar. “Është jetike që Ukraina shumë shpejt duhet të bëj reforma të përgjithshme”, tha presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, përmes një deklarate të lëshuar, njofton Rel.

Të enjten, shefja Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, njoftoi për një paketë ndihmëse për Ukrainën që për katër vite t’i jepen 17.5 miliardë dollarë.

Lagarde tha se në total, Ukrainës gjatë katër viteve të ardhshme do t’i ofrohen 410 miliardë dollarë, përfshirë edhe huatë dhe ndihmat nga Banka Botërore.

Monedha ukrainase hryvnia ka humbur rreth 50 për qind të vlerës së saj që nga viti i kaluar ndërsa ekonomia ka rënë për rreth 7.5 për qind. /Telegrafi/