Telegrafi

Banka Botërore, 5 milionë dollarë për pensionet në Shqipëri

Ky projekt, ka për qëllim realizimin e një sistemi pensionesh më efektiv dhe më efecient duke përmirësuar sistemin administrativ të pensioneve, forcimin e mbështetjes institucionale dhe përmirësimin e njohurive nga qytetarët ndaj këtij sistemi.

“Aktivitetet e mbështetura nga financimi. Do të mbështesin reformën në administratë për sistemin e pensioneve, zhvillimin e një qendre arkive për kontribuuesit dhe përfituesit, si dhe do të promovojë edukimin publik ndaj të këtij sistemi”, tha Lorena Kostallari, drejtuesja e grupit të Projekteve të Shërbimeve Sociale në Shqipëri.

Projekti filloi në janar 2002 me qëllim përmirësimin e standardeve të grupeve të varfra në Shqipëri duke i rritur shërbimet sociale dhe të kujdesit ndaj kësaj kategorie. Kredia origjinale mbështeti shërbimet sociale në 43 qendra kujdesi ditore, të cilat u ofrojnë shërbime me standarde të reja më shumë se 25 mijë përfituesve.

Shqipëria është bërë pjesë e Bankës Botërore në 1991. Që prej asaj kohe, vendi ynë ka përfituar afërsisht 1.4 miliardë dollarë. /start/