Banka Botërore shton fondin e ndihmës për Shqipërinë nga 275 në 300 milionë dollarë. Tashmë 25 milionë dollarë do të jenë fonde shtesë për zonat e përmbytura në Shkodër.
Fondi është për sigurinë e digave dhe HEC-eve në Shkodër. 12.4 milionë dollarë do të financohen për rehabilitimin e stacioneve të pompimit dhe 12.4 milionë dollarë për kanalizimet në Shkodër.
Zyrtarët e Bankës Botërore kanë deklaruar se Shqipëria është një vend me të ardhura mesatare e lidhur me këtë çështje, vlerësim ka marrë dhe sistemi elektronik i Prokurimeve. /Telegrafi/