Site icon Telegrafi

Banka Botërore 22 milionë euro për rifunksionalizimin e Kanalit të Ibrit

Banka Botërore ka bërë me dije se do t’i japë Kosovës një kredi prej 22 milionë eurosh, për një projekt që do ta bëjë rifunksionalizimin e Kanalit të Ibrit në kapacitetin e tij origjinal.

Kjo kredi që i është dhënë Kosovës për një periudhë 25 vjeçare, do të jetë me pesë vjet grace periudhë, transmeton Klan Kosova.

Uji i këtij kanali do të përdoret për prodhimin e energjisë, për miniera, për agrikulturë dhe për përdorim amvisërie.

Në këtë regjion ku përfshihet edhe Prishtina, pothuajse tërësisht varet nga prodhimi i këtij kanali, raporton KlanKosova.

Ky projekt parashihet të përfundohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik deri në virin 2022. Në projekt do të marrë pjesë edhe Ibër-Lepenci.

Exit mobile version