Telegrafi

Bank of America mbyll mijëra vende pune

Udhëheqës të bankës thotë se shkurtimet që vijnë pas blerjes së Bankës së Investimeve Merill Lynch, përfaqësojnë 10 për qind të numrit të përgjithshëm të forcës punëtore.

Shkurtimet vijnë nga të dyja kompanitë dhe do të prekin të gjitha linjat e biznesit dhe personelin.

Recesioni dhe kriza e kreditit do të thotë se po bën më pak për biznesin tradicional të dhënies kredi për konsumatorët dhe kompanitë, prandaj edhe i duhet të ulë koston.

Banka thotë se kjo do të prekë të gjitha linjat e biznesit, përfshirë edhe bankën e investimeve, Merrill Lynch që është në proces të blerjes.

Operacionet në Evropë të Bankës së Amerikës janë me qendër në Londër dhe kompania ka të punësuar më shumë se 2500 vetë në mbarë Evropën.

Banka ende nuk ka dhënë hollësi se ku do të bëhen saktësisht këto shkurtime.

Kriza e kreditit e ka prekur mjaft sektorin financiar amerikan.

Papunësia në SHBA u rrit me gjysëm milion muajin e kaluar kryesisht prej mbylljes së vendeve të punës në industrinë e shërbimeve si bankat. /ikub/