Site icon Telegrafi

Banjat e Dibrës, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

Komuna e Dibrës ka shumë resurse natyrore, por resursi kryesor janë ujit termomineral, të cilët gjenden në fshatrat Banjisht dhe Kosovrast – është thelbi për zhvillimin ekonomik. Banjat e Dibrës Capa tanimë dekada me radhë janë shtyllat kryesore për zhvillimin e turizmit banjar. Uji termomineral i Banjave të Dibrës për herë të par ka ardhur në shprehje gjatë Pernadorisë Osmane. Pastaj ujërat termomineral kanë zënë vendin e vet në përdorimin e tij. Në vitin 2004 u bë privatizimi i banjave dhe deri tani – investitori Mexhit Capa si në fshatin Banjisht, ashtu edhe në fshatin Kosovrast në kapacitetet banjare ka investuar mbi 8 milionë euro, gjë që ka ndikuar tërësisht në aspektin pozitiv në modernizimin të kapaciteteve banjare si dhe atyre hotelierike. Këto banja termominerale sot vizitohen si nga turistët e vendit, ashtu edhe nga turistët e jashtëm. Drejtori gjeneral i ndërmarrjes Banjat e Dibrës, Mexhit Capa thekson se në të dy lokalitetet banjare janë të punësuar afër 300 persona.

“Përveç ujit që ka një kualitet shumë të lart termomineral, në këto banja kemi edhe një kuadër të përsosur medicinal, si dhe kapacitete banjare të nivelit të standardeve evropiane. Pikërisht këto karakteristika mundësojnë që brenda vitit mesatarisht të realizohen mbi 80 mijë bujtje. Vitin e kaluar mbi 60 për qind të mysafirëve kanë qenë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe nga shtete të Bashkimit Evropian, kurse 40 për qind mysafirë nga vendi”, thekson drejtori Capa.

Në këto banja, të cilët faktikisht sipas ekspertëve kanë një domethënie shumë të madhe jo vetëm në vend, por edhe jashtë vendit – realizohen të gjithë terapitë e mundshme, të cilët janë të nevojshme për shërimin e shumë sëmundjeve. Capa thekson se banjat janë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë për shërimin banjar dhe terapi fizikale. Ai shton se bëhet fjalë për shërimin e sëmundjeve reumatike, spondiloze, ostreoartritet, perairitet, atrofitet muskulare, si dhe shumë sëmundje të sistemit nervor dhe sëmundje të gastritit. Po sipas tij, në këto banja ekspertët realizojnë terapitë siç janë hidroterapi, frango terapi, elektro trapi, terapi me laser, kinezo terapi, terapi me baltë e tjer.

Këto argumente garantojnë një zhvillimi të bujshëm të turizmit banjar në Komunën e Dibrës por edhe në zhvillimin banjar të turizmit në vend. Në krahasim me periudhën kur banjat ishin nën menaxhimin e ndërmarrjes shtetërore, tani në këto banja investimet janë në kontinuitet.

Kohën e fundit, përveç investimeve në hotelieri, është bë investim edhe në ndërtimin më të madh të Spa Akua Parkut në Ballkan edhe atë në lokacionin banjar në Kosvrast. Ky park në të cilin përdoret uji termomineral është i vizituar në të gjithë sezonet, ndërsa shënohet një rritje e madhe e turistëve të jashtëm. Paralajmërohet poashtu edhe ndërtimi i një hoteli në fshatin Banjisht. Për sukseset që ka arritur ndërmarrja private Banjat e Dibrës Capa, ajo ka marrë edhe shumë çmime nga Odat ekonomike që veprojnë në vendin tonë, por edhe nga organizatat ndërkombëtare në sferën e zhvillimit banjar.

Sukseset e këtyre banjave në aspektin ekonomik drejtpërdrejt ndikojnë edhe në uljen e papunësisë në komunë. Aktualisht, në të dy lokalitete banjare janë punësuar rreth 300 persona. Mes këtyre personave ka edhe një numër të theksuar të ekspertëve në sferën e medicinës, të cilët mundësojnë përcaktimin e terapive për shërimin e shumë sëmundjeve. Duke marrë parasysh se rritet i turistëve, në këto banja pritet të shtohet edhe numri i punësimeve gjë që ndikon në numrin e papunësisë, sidomos të të rinjve në Dibër. Pikërisht këto argumente vlerësohen si prioritare në zhvillimin ekonomik të komunës. Ekonomistët dibran thonë se shtylla kryesore e zhvillimit të Komunës është dhe duhet të mbetet zhvillimi i turizmit banjar. Vet fakti se rritet numri i buajtjeve, tregon se perspektiva e zhvillimit të kësaj ndërmarrje private garanton edhe zhvillim ekonomik të vet Komunës Dibër. Është për të theksuar edhe fakti se përveç punësimeve, Banjat e Dibrës Capa ndihmojnë shumë aktivitete kulturore dhe sportive që realizohen në komunë, por edhe financojnë projekte në sferën e infrastrukturës në nivel komunal. Banjat e Dibrës aktualisht janë bë sinonim i qytetit në nivel ndërkombëtar, meqë pikërisht Dibra si qytet jashtë vendit njihet edhe nga banjat termominerale që posedon./koha.mk/

Exit mobile version