Telegrafi

Banja e Katllanovës rifillon me kujdesin ndaj pacientëve, Inspektorati ia ktheu lejen e punës

Banjës së Katllanovës i është rikthyer leja për kujdes ndaj personave me probleme shëndetësore, vetëm pak kohë pasi që e njëjta iu hoq nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Shëndetësi (ISHSH).

Kjo bëhet në interes të sigurimit të trajtimit të vazhdueshëm për shërim të pacientëve në banjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njiherit, ISHSH bën të ditur se ka nisur procedura për përpilim të plotësues të standardeve për kujdesin e pacientëve në të gjitha banjat në tërë Maqedoninë./Telegrafi/