Site icon Telegrafi

Banja aromatike, relakson shpirtin dhe muskujt

Blini bimë shëruese dhe përvëlojini me ujë të valë (nuk bën të vlojnë!) për rreth 15 minuta. Kullojeni ujin e tasit dhe më pas derdheni në ujin e vaskës dhe shijoni aromat tuaja të preferuara për rreth 20 minuta. Ose mund t’i fusni erëzat tuaja në qeska të vogla prej pëlhure të hollë dhe t’i hidhni direkt në ujin e vaskës.

Banja me kamomil
Zhytni kamomilin në ujë të nxehtë në një tas, më pas të kullohet e më vonë vetëm shijohet. Kamomili është qetësues mjaft i mirë. Preferohet të përdoret për lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Gjithashtu ndihmon gjumin.

Banja me livandë
Livanda ka parfum të freskët dhe shquhet si stimuluese dhe tonike për trupin. Gjithashtu ajo ka aftësi qetësuese në raste dhembjeje apo stresi.

Banja me mente
Menta është një bimë shumë aromatike që stimulon mendjen dhe qetëson trupin nga stresi i ditës. Mund të përzihet me rozmarinë për banjat aromatike forcuese. U përshtatet më tepër lëkurave të thata.

Banja me rozmarinë
Stimuluese dhe tonike për trupin. Preferohet në raste lodhjeje dhe stresi fizik. Zakonisht këto lloj banjash preferohen të bëhen në mëngjes.

/Telegrafi/

Exit mobile version