Gjykata e Lartë e Bangladeshit hodhi poshtë një rast të paraqitur nga një grup i qytetarësh për të hequr Islamin si fe shtetërore, tha një avokat për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kushtetuta e Bangladeshit deklaronte se të gjitha fetë janë të barabarta në sytë e shtetit. Por sundimtari ushtarak, Hussain Mohammad Ershad e ndryshoi atë në vitin 1988, për ta bërë Islamin fe shtetërore.
Veprimi i Ershadit ndikoi që në atë kohë një grup prej 12 qytetarëve të paraqesin një ankesë në Gjykatën e Lartë për të përmbysur ndryshimin. Por Shahriar Kabir, i cili përfaqësonte grupin, tha se anëtarët kanë vendosur të mos shkojnë përpara me këtë rast.
Njëzet e tetë vjet më vonë, i njëjti grup ka paraqitur një shkresë të re të cilën gjykata e hodhi poshtë.
Subrata Chowdhury, avokati i grupit, tha se gjykata as nuk ka lejuar një seancë dëgjimore. Ajo nuk ka dhënë asnjë arsye se përse ka hedhur poshtë rastin.