Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Kryeparlamentari Konjufca ka deklaruar nëntë prona, disa të cilat janë në pronësi të tij e disa të prindërve.
Referuar pasurisë së deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ai në pronësi ka një banesë, depo dhe parking si dhe një veturë të bashkëshortes në vlerë 3,000 euro.
Dy banesa tjera, tokat dhe shtëpinë i ka të deklaruara në emër të prindërve.
Kursimet në emër të deklaruesit janë rreth 9 mijë euro, ndërkaq të prindërve kalojnë mbi 50 mijë euro.
I pari i Kuvendi është edhe në detyrime financiare, kredi mbi 61 mijë euro.
Konjufca ka të deklaruar pagë vjetore 27,555 euro.
Deklarimin e plotë mund ta lexoni KËTU. /Telegrafi/