Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Komisioni Komunal për Vlerësimin dhe Përzgjedhjen e Familjeve të Mundshme Përfituese nga Programi i Veçantë i Banimit Social, nga sot ka filluar vlerësimin dhe verifikimin e gjendjes së banimit të të gjithë atyre që kanë aplikuar në programin e veçantë për banim social.
Kjo sipas Komunës është bërë që drejtpërdrejt nga terreni të konstatohet vërtetësia e aplikacioneve.
Janë 330 familje të cilat do të vizitohen gjatë muajit në vijim, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/