Site icon Telegrafi

Banesat sociale në Maqedoni u janë dhënë personave pa status social të rrezikuar

Portali PlusInfo mëson se Ministri i transportit dhe lidhjeve dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për menaxhimin me hapësirat banesore dhe afariste (NPMHBA) u kanë dhënë banesa sociale bashkëpartiakëve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këta pëfitues nuk kanë qenë asnjëherë në statusin e rastit social, ndërkaq numri më i madh i banesave të shpërndara janë në Ohër. Banesat i kanë dhënë me qira dhe për qëllime tjera.

Sipas këtyre burimeve, mendim për dhënien e banesave sociale, është dashur që të merret nga Ministra për punë dhe politika sociale.

Në lidhje me këtë, ministresha Frosina Tashevska – Remenski thotë se në këto banesa janë regjistruar edhe votues fiktiv. Ajo thotë se banesat në Resnjë u janë dhënë banorëve të Prespës së vogël, kurse në Prilep, banesat u janë dhënë njerëzve që nuk janë rast social./Telegrafi/

Exit mobile version