Site icon Telegrafi

Banesa zyrtare për deputetët që jetojnë shumë larg Shkupit?

Kuvendi i Maqedonisë do të blej katër automjete të reja, kruse mjetet janë paraparë me buxhetin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Talat Xhaferit, kuvendi nuk është i pavarur në funksionim, repsektivisht veturat do të përdoren edhe nga Kuvendi edhe nga Qeveria, prandaj do të blihen automjete të reja për Kuvendin.

Xhaferi ka folur edhe për aspektin e harxhimeve të deputetëve për rrugëtimin deri në Kuvend. Si mundësi shqyrtohet sigurimi i banesave zyrtare për deputetët që vijnë nga largë.

Ai u doli në mbrojtje deputetëve të cilët dënohen vetëm se ndonjëri nga kolegët ka keqpërdorur harxhimet e rrugëtimit./Telegrafi/

Exit mobile version