Site icon Telegrafi

Banesa që i takonte Qëndron Kastratit, ai e dhuron për një familje në nevojë

Qëndron Kastrati, djali i dëshmorit, Isa Kastrati, banesën të cilën e ka ndarë Komuna e Prishtinës për familjen e tij, t’ia dhurojë një familje në nevojë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Prishtinës për media.

Më tutje në këtë njoftim thuhet se kryetari i sotëm i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pasi që u zgjodh në post publik e liroi banesën me kërkesë që ajo t’i ndahet ndonjë familjeje tjetër; qoftë nga kategoritë e dala nga lufta, qoftë nga rastet sociale.

“Çelësat e asaj banese sot i ka Milazim Hasimi, i cili ishte i pari në listën e pritjes nga familjet me gjendje të rëndë sociale, për të siguruar strehim në një banesë të tillë. Duke falënderuar Kastratin për një veprim të tillë, urojmë që ky shembull të ndiqet edhe nga të tjerët, ashtu që banesat e tilla të jenë në dispozicion për familjet në nevojë”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version