Më shumë vend për gjërat, dhomë e madhe e ditës dhe banjë e mrekullueshme…
Për ta zgjeruar dhe modernizuar banesën njëdhomëshe, ky njeri ka vendosur t’i heqë muret kufizuese dhe banesën nga 50 metra katrorë ta rinovojë aq sa të jetë e mundshme.
Ka ndryshuar muret, duke lënë të hyjë më shumë dritë në banesë, gjë që ka krijuar ndjenjën e hapësirës më të madhe, transmeton Telegrafi.
Ajo që ka freskuar hapësirën është dollapi i madh në të cilin janë vendosur të gjitha gjërat e banuesve, duke përfshirë edhe rrobalarësen.
Me zgjidhjen e thjeshtë ka krijuar hapësirë të qetë dhe të tejdukshme, duke krijuar studio artistike nga banesa e tij.
Shikojeni edhe videon në të cilën janë treguar planet e banesës – para dhe pas adaptimit!
/Telegrafi/