Telegrafi

Banesa prej 40 metrash katrorë e rregulluar perfekt: Muri i cili lëvizet do të jetë inspirim për shtëpinë tuaj të ëndrrave

Gjenialiteti në dyzet katrorë!

Kjo banesë fantastike është publikuar në New York Times, në CNN, në revistën New Yorker… ishte temë e fjalimit të famshëm TED, ndërkaq ka fituar edhe shpërblimin për dizajn të Institutit Arkitektonik Amerikan, transmeton Telegrafi.

Përse kjo vëmendje e madhe?

Sepse nuk ka edhe aq shumë banesa prej 40 metrash katrorë në të cilat ka dhoma ngrënieje për dhjetë persona, dhoma në të cilat mund të flenë dy mysafirë, zyrë, hapësirë për biçikletë dhe shumëçka.

Banesa funksionon sikur të ishte dyfish më e madhe, është dizajnuar në mënyrë moderne, ndërkaq është ndërtuar nga materiale të mira dhe ka izolim të shkëlqyeshëm të nxehtësisë dhe të zërit.

Karakteristikë e veçantë e kësaj “mençurie” të vërtetë është muri i cili lëvizet dhe i cili, pikërisht, krijon mundësi të shuma të cilat i ofron kjo banesë e vogël.

Si duket e gjitha kjo, si vendosen në mënyrë magjike krevatet, zyra dhe shumëçka prej tyre, shikoni në galerinë tonë të fotografive e cila do t’ju lërë pa fjalë.

Dhe, para kësaj, shikoni edhe videon e shkëlqyeshme në të cilën është treguar shkëlqyeshëm banesa.

/Telegrafi/