Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vlladimir Misajlovski dhe drejtori i NP për strehim Cvetko Grozdanov, dje në Gostivar kanë parë për së afërmi sesi shkojnë punët për ndërtimin e një objekti që do të ketë strehim për qytetarët me rrezik social, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për dy vjet duhet të përfundojë ndërtimi i 70 banesave për kategoritë e rrezikuara sociale qytetare. Ndërtesa është në lagjen Toskalar, mbi kalanë e spitalit të Vardarit.
Përveç Gostivarit edhe 123 njësi banuese ndërtohen në më shumë qytete në Maqedoni.
Pas përfundimit të ndërtesës dhe komisioneve do të formohet një Komision i veçantë për zbatimin e procedurës për ndarjen e banesave. Projekti për strehimin e grupeve të cenuara në Maqedoni deri tani janë ndërtuar 678 apartamente dhe janë paraparë edhe 579. /Telegrafi/