Edhe pse tingëllon e pamundur, banesa prej vetëm shtatë metra katrorësh mund të jetë tërësisht e përshtatshme për hapësirë jetësore.
Në kohën e tashme shumë disenjatorë të enterierit përpiqen të shpikin hapësirën e përsosur, të cilën e dallojnë estetika dhe funksionaliteti.
Pikërisht një e tillë gjendet mu në qendër të Romës dhe ka arritur që të ngazëllejë njerëzit e gjithë botës, transmeton Telegrafi.
Duke pasur parasysh që pronari është arkitekt, ai ka shpikur dukjen komplet të hapësirës, e cila ka marrë madje notë luksoze.
Shikoni se si duket kjo banesë shumë e bukur.
https://www.youtube.com/watch?v=NIVsXLYHV-Q
/Telegrafi/