Telegrafi

Banesa në katin e nëntë ishte përfshirë nga zjarri, momenti kur studenti në Moskë shpëtoi të dashurën e tij – duke e “tërhequr” nga dritarja

Ky është momenti tronditës kur një studente u shpëtua mrekullisht nga një banesë që digjej duke u ngjitur nga një dritare rreth 25 metra mbi tokë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të regjistruara të shtunën, më 29 janar në Moskë, tregojnë Irina Yerpuleva, 18 vjeçe, duke u tërhequr nga një dritare e katit të nëntë në banesën poshtë pa asnjë litar sigurie për t’i shpëtuar më të keqes.

Ndërkohë që nga banesa e djegur shihet tymi i zi toksik.

I dashuri i saj, studenti Timur Zakirov, 20 vjeç, dhe një shok tjetër Adel Akhmetzyanov, 21 vjeç, zbritën disa momente më parë dhe u ndihmuan të hynin nga dritarja nga pronari i banesës.

Irina tha se Timur i kishte shpëtuar jetën, duke shpjeguar: “Kam hezituar derisa Timur filloi të më bërtiste dhe kjo më solli në vete.

Ata i kapën këmbët dhe e tërhoqën në dritaren e katit të tetë.

“Në atë kohë isha në një gjendje mjaft të çuditshme. Nuk e kuptova që isha në lartësinë e katit të nëntë dhe çdo lëvizje e gabuar mund të ishte një gabim fatal për mua”, shtoi ajo. “Për mua, frika erdhi më vonë”.

Një tjetër video momente më parë tregoi se si Timur dhe Adel kishin zbritur nga apartamenti i djegur i katit të nëntë të dëshpëruar, duke u kapur në parvazin e dritares. /Telegrafi/