Blerësit potencialë kanë mbetur të befasuar me arkitekturën e një banese, që ndodhet në qendër të Shangait të Kinës.
Apartamenti i vendosur në katin e 20-të, që kushton gjysmë milion euro, ka në mes një korridor që shfrytëzohet edhe nga fqinjët, transmeton Telegrafi.
Në fakt, është dhoma ditës, kuzhina dhe një dhomë e gjumit në një anë, kurse dhoma bashkëshortore është andej korridorit të gjatë dhjetë metra.
Meqenëse është në një pjesë shumë të dëshiruar të qytetit, besohet se pronari i ka dy banesa të cilat i paraqet si një të vetme – për t’ia ngritur çmimin. /Telegrafi/