Java e trashëgimisë kulturore solli në Gjirokastër sot një aktivitet të veçantë kushtuar shtëpisë Kikino, së cilës simbolikisht i festohet dita e lindjes. “Një mijë vjet banesa Kikino” titullohej aktiviteti për shtëpinë e gurtë.
Shtëpia në lagjen “Manalat”, një prej monumenteve të kulturës me vlera të spikatura për qytetin e Gjirokastrës, ka qenë ndalesa e radhës e aktiviteteve në Javën e Trashëgimisë.
Megjithëse kjo shtëpi e gurtë nuk është ndër banesat e para të ngritura në qytet, sërish është e para që simbolikisht i festohet viti i lindjes. 195-vjetori i ndërtimit të saj përkon me 15-vjetorin e përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO. Pjesëmarrësit në aktivitetin e sotëm vlerësuan historinë dhe profilin ndërtimor të Kikinos. /ata/