Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 informuan se në fillimin e muajit prill të vitit 2016 nga ana e Gjykatësit me procedurë paraprake për krimin dhe korrupsionin e organizuar dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale është dhënë urdhër për kontroll në shtëpinë e K.K.
Paraprakisht urdhri është dhënë edhe për personin juridik, pronar i të cilës në periudhën e njëjtë është i njëjti, gjegjësisht me kërkesë të PSP, Gjykatësi me procedurë paraprake për krimin dhe korrupsionin e organizuar ka dhënë urdhër për marrjen e dokumenteve nga Regjistri Qendror i Republikë së Maqedonisë nga dy firma (midis të cilave për njërën në periudhën e caktuar si pronar paraqitet K.K.), për të cilën ngjarje në opinion u shpërnda informacioni se Qendra Regjistruese është nën rrethim./Telegrafi/