Site icon Telegrafi

“Banditi Obama” në postera

Posterët plotë lara me sloganin ironik: “Vote DemocRAT” kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe mediave në mbarë vendin. “Kjo është më shumë se e pashije dhe dëshmon mos respekt ndaj dikujt që është në krye të shtetit”, tha Martelle Daniels, udhëheqëse e demokratëve në qarkun Mesa të Colorados.

Këtë hap ajo e konsideroi si “racist dhe homofobik”. Së bashku me Obamën e paraqitur si gangster me cigare, janë edhe minjtë të cilët janë etiketuar me emrin e disa institucioneve amerikane. Posteri provokativ është vepër e artistit Paul Snover, i cili nuk dëshiroi të tregoj se kush ka paguar për këtë vepër arti, njofton AFP. /Telegrafi/

Exit mobile version