Telegrafi

Banditi i drejton armën policit, para se ta qëllonte dy herë – e gjitha ndodhi gjatë një ndalese rutinë të trafikut (Foto)

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur një bandit i drejton armën një oficeri të policisë, para se të shtinte dy herë në drejtim të tij, gjatë një ndalimi të zakonshëm ditës në Omaha të Nebraskës.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë John Ezell Jr, 36, duke i treguar armën oficerit, pastaj duke kërcyer nga vendi i pasagjerit të makinës dhe duke e qëlluar policin, të martën më 11 shtator.

Mediat bëjnë të ditur se më pas policia i është përgjigjur me të shtëna, duke shtënë shtatë herë në drejtim të tij, i cili tani po shërohet në spital.

Ken Fortune

Ndërsa zyrtari Ken Fortune, 42 vjeç, u plagos në të shtënat. Plumbi kaloi përmes jelekut të tij dhe e goditi në shpatull. /Telegrafi/

John Ezell Jr