Site icon Telegrafi

Bandazhi kontraceptiv që vihet për pak sekonda dhe e parandalon shtatzëninë për 6 muaj

Një bandazh i ri kontraceptiv që mund t’i ndalojë femrat të mbesin shtatzënë deri në gjashtë muaj pas përdorimit mund të jetë në të ardhmen në treg, duke e larguar nevojën për përdorimin e përditshëm të pilulave kontraceptive.

Ekspertët parashikojnë se ky produkt do të ketë nevojë të aplikohet në lëkurë vetëm për pak sekonda në mënyrë që të jetë efektiv, transmeton Telegrafi.

Gjatë aplikimit në lëkurë, mikro-gjilpëra do të futen në lëkurën e femrës dhe do të lirojnë kontraceptivë në trup përgjatë një periudhe të caktuar kohore.

Kjo metodë do ta largojë nevojën për përdorimin e përditshëm të pilulave kontraceptive.

Sa i përket asaj se kur do të jetë në dispozicion bandazhi kontraceptiv, ekspertët thonë se ka ende kohë. Deri më tani, testimet janë kryer vetëm në minj laboratorikë.

Vlen të ceket se kjo teknologji nuk do të jetë e nevojshme vetëm për qëllime kontraceptive, por mund të jetë edhe si mënyrë e re dhe e sigurt për injektimin e vaksinave. /Telegrafi/

Exit mobile version