Site icon Telegrafi

Bandat shqiptare përgjakin rrugët në Belgjikë, një i vdekur dhe disa të plagosur (Video)

Një përplasje mes dy bandave ka ndodhur një natë më parë në Ans të Belgjikës. Mediat vendase kanë shkruar se bëhet fjalë për një sherr masiv mes dy grupeve shqiptare.

Për pasojë, të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një grua ndërroi jetë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30. Mësohet se gruaja e paidentifikuar, e moshes 43-vjeçare vdiq teksa perpiqej të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet, transmetojnë medit.

Ndërkohë, policia ka identifikuar disa prej shqiptarëve, por nuk ka bërë publik asnjë emër. Janë të paqarta shkaqet që degjenruan në përdorimin e dhunës.

Identifikimi i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërsa disa prej personave të përfshirë në konflikt janë identifikuar nga policia, por deri tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar apo shoqëruar.

Exit mobile version