Site icon Telegrafi

Bandat rivale të Meksikës hapin zjarr mbi njëra-tjetrën pranë kufirit me SHBA-në, publikohen pamjet nga droni

Ky është momenti kur anëtarët e dy kartelëve rivalë meksikanë të drogës, hapin zjarr mbi njëri-tjetrin vetëm një milje larg kufirit SHBA-Meksikë.

Pamjet e filmuara nga ajri në afërsi të Ciudad Miguel Aleman, shfaq të paktën katër vetura që janë përfshirë në shkëmbim zjarri – duke përdorur mitraloza të kalibrit 50 mm që i kishin vendosur në mjetet motorike, transmeton Telegrafi.

Qyteti meksikan pranë kufirit SHBA-Meksikë, gjendet përballë Roma në Teksas – apo më mirë thënë në luginën Rio Grande.

Sipas Departamentit të Sigurisë Publike në Teksas, kartelët e Gjirit dhe ata në verilindje, janë dy grupe rivale që ishin përfshirë në shkëmbim zjarri – duke tentuar të zotërojnë linjën përmes të cilës kontrabandojnë drogë.

Ky Departament ka njoftuar se njëri nga kartelët kishte përdorur dronë që transmeton imazhe termale, përmes të cilave shihte se çfarë po ndodhë nga lart.

Karteli i Gjirit është një sindikatë kriminale që trafikon drogë në Meksikë dhe që është aktiv nga viti 1930. Ndërkohë Karteli i verilindjes është një kartel dominant i drogës në Coahuila, Nuevo Leon, Zacatecas dhe San Luis Potosi.

Në anën tjetër incidenti në pranë kufirit me SHBA-në, i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat e sigurisë në Shtetet e Bashkuara, që po bëjnë të pamundurën që t’ua pamundësojnë kartelëve të kenë mbështetje logjistike. /Telegrafi/

Exit mobile version