Telegrafi

Bandat rivale qërojnë hesapet në një pompë të derivateve në SHBA, plumbat fluturojnë para syve të kalimtarëve të rastit (Video)

Të shtëna armësh në stilin e filmave aksion të Hollywood-it, janë filmuar nga kamerat e sigurisë në një pompë të derivate në Missouri të SHBA-ve.

Policia amerikane ka publikuar momentin rrëqethës ku dy grupe të bandave rivale qërojnë hesapet në një pompë të derivateve në Saint Louis, ku dhjetëra plumba u shkrepën edhe pse para tyre kalonin civilë që nuk ishin fare pjesë e këtyre bandave, transmeton Telegrafi.

Klientët e pompës që rastisën ta gjejnë veten në mes të plumbave që fluturonin nga të dyja anët, filluan të vrapojnë si të çmendur për ta shpëtuar kokën.

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk e ka pësuar edhe pse dhjetëra plumba u shkrepën, ndërsa bëhet fjalë për dy grupe që ishin në vetura dhe në një moment njëri grup del nga vetura për t’i qëruar hesapet më rivalët.

Por ata e pësuan keq nga ata kur filluan t’i gjuajnë me revole nga brendësia e veturës. Megjithatë, reagimi ishte i menjëhershëm edhe i grupit tjetër, që pa hezituar filluan t’ua kthejnë me të njëjtën monedhë.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e këtyre dy grupeve, për të cilët nuk dihet nëse ka të plagosur apo vdekur. /Telegrafi/