Telegrafi

Bandat në kohë pandemie transportojnë substancat narkotike përmes “dërgesave ushqimore”

Tregtarët e substancave narkotike kanë gjetur një metodë tjetër për të transportuar “produktet” e tyre, duke përdorur shoferët për shpërndarjen e ushqimeve, ndërsa i hedhin ato në kuti të picave ose enë të tjera ushqimore, që përmbajnë kokainë, marihuanë, ketaminë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Organizata Ndërkombëtare e Policisë kriminale zbuloi se metoda ishte duke u përdorur për të shpërndarë drogë në vende përfshirë, Irlandën, Malajzinë, Spanjën, dhe Britaninë, përmes korrierëve që përdorin biçikleta, motoçikleta ose makina.

Disa tregtarë po e përdorin kohën e bllokimit nga coronavirusi për fitim të shpejtë, ndërsa në disa raste ata paraqiten si korrierë.

Në Spanjë shtatë persona që u paraqiten si shoferë dërgesah u arrestuan në Alicante dhe Valenica, pasi droga u gjet e fshehur në çantat e shpinës.