Telegrafi

Bandat kriminale terrorizojnë autoritet meksikane të sigurisë, vrasin 14 policë dhe plagosin tre tjerë

Të paktën 14 policë janë vrarë dhe tre tjerë janë plagosur në një sulm të planifikuar në Michoakan të Meksikës, ku së fundmi është rritur përqindja e dhunës nga bandat kriminale.

Policia në Michoakan ka njoftuar se policët ishin sulmuar nga “disa civil të armatosur rëndë”, transmeton Telegrafi.

Ata shtuan se policët në ato momente ishin në detyrë, dhe se kishin shkuar për të zbatuar kërkesën e lëshuar nga gjykata meksikane.

Michoakan njihet si një vend për bandat kriminale, që së fundmi po terrorizojnë gjithçka që po u del përpara. /Telegrafi/