Një bandë kriminale operon brenda një burgu ku torturon të burgosurit në mënyrat më të tmerrshme të mundshme, dhe më pas i shantazhon familjet e tyre në mënyrë që t’ju dërgojnë para.
Sulmuesit rrahin brutalisht të burgosurit tjerë me shkopinj të drurit dhe në momente të caktuara i djegin për së gjalli, derisa pajtohen që familjet e tyre t’ju transferojnë shuma të majme të hollave, transmeton Telegrafi.
Ata sulmet brutale i filmojnë dhe më pas ua dërgojnë familjarëve të viktimave, duke i kërcënuar se do t’i vrasin nëse nuk iu dërgojnë shuma të caktuara të parave në xhirollogaritë e tyre.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaq bandën kriminale në “aksion në Xoachiaca në qendrën rehabilituese që gjendet në Meksikë.
Pamjet e filmuara me telefon të mençur shfaqin liderin e bandës Luis Fernando Arias, të cilat janë publikuar në lajmet qendrore të televizionit meksikan MVT, derisa autoritet kanë njoftuar se kanë filluar hetimet lidhur me këto pretendime.
Banda kriminale që operon me emrin “El Tato” që në gjuhën shqipe do të thotë “Prekja”, mund të shihen se si rrahin një të burgosur brenda qelisë pa u penguar nga gardianët.
“El Tato” janë të njohur si një bandë që djeg për së gjalli të burgosurit duke përdorur flakëhedhës të improvizuar. /Telegrafi/