Banda, ashtu si në të shumtën e rasteve, ishte me shapka dhe pantallona të shkurtra dhe me një shami në fytyrë ndërkohë që vjedhjen e kryen gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë, ku ishte e përqendruar vëmendja e policisë por edhe e qytetarëve.
Megjithëse policia shkoi urgjentisht në vendngjarje, ashtu si edhe herët e tjera, banda ka arritur të shpëtojë e ndihmuar edhe nga errësira duke mos i lënë policisë asnjë të dhënë përveç fotove të tyre nga kamerat e sigurisë, raportoi e përditshmja Panorama.
Goditja e fundit e bandës ishte një javë më parë në një kazino pranë Zogut të Zi./Telegrafi/